E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dorina Kallaverja. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi historinë e saj personale e të qenurit nëna e një vajze me aftësi ndryshe.

Por po ashtu, ajo është ndalur dhe te banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e tyre për ta…

Duke qenë se Dorina tregoi se dy lojtarët e saj të preferuar janë Gjesti dhe Rozana, cili prej tyre mendon ajo se do të fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP”?

Kjo është shumë e vështirë si pyetje. E mendoj Rozanën në finale, por nuk fiton Rozana, jam shumë e sigurt. Është shumë e fortë… As Gjesti nuk e fiton… Jam shumë konfuze… Ka një G aty. Ka një Gerta aty, që intuita ime më çon atje. Është lojtare, nuk ka situatat e veta, sepse më shumë i ka të krijuara nga të tjerët, por e nuhas. E di që Rozana do të shkojë në finale sepse e ka atë temperamentin dhe karakterin e vet, por intuita ime nuk më çon drejt fitores për të. Mendoj se është Gerta.