Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë juristja Mardiola Baco. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për disa nga lojtarët më të fortë dhe jo vetëm…
Xumi ka qenë banori i BBV4 që këtë javë ka humbur 3 mijë ndjekës në Instagram. Si e komenton këtë?
Është kategoria e komedianit, aktiv, por komedian mase dhe i konsumueshëm. Bën humor mbi jetën e përditshme, socialitetin momental. Pra, një çun lagjeje që di të bëjë batuta të bukura tek llotoja e lagjes.
A e sheh vërtet të dashuruar pas Eglit?
Nuk është as adoleshent, as i marrë, as i virgjër që të bëjë ato veprime. Është shoku i ngushtë i dashuruar me të dashurën e ish-shokut. Ky është një fenomen botëror. Ndodh më shumë tek meshkujt. Si bretku që do të kthehet në princ.
Cila mendon se do të dalë si dyshja e preferuar nga publiku nesër?
Rozana dhe Amber.
Si do të ndikojë kjo tek banorët e tjerë?
Automatikisht sulm nga banorët e tjerë. Do duan të nxjerrin në pah veten e vet./TAR