Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi dhe Alban Skenderaj, kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre të parë duke na surprizuar të gjithë.


Të dy me një karrierë muzikore të suksesshme, me këngë të shndërruara në hite dhe me çmime nga evente dhe koncerte të rëndësishme muzikore shqiptare, për këta të dy gjithmonë thuhej se ishin ‘rivalë’.


Mirëpo duket se këngëtarët kanë një miqësi shumë të mirë së bashku aq sa vejnë në lojë njëri-tjetrin.


Flori ka postuar një foto në “instastory” aty ku shfaqet dhe Albani- këtë të fundit e ka bërë me aplikacion si me të moshuar dhe shkruan: “Aa me xhaxh”.


”Ky këtu është një nga peshkatarët më të vjetër në Dhërmi, më kujton filmin plaku dhe deti! Faleminderit që u bashkove për pak çaste me ne… mosha nuk ka rëndësi kur ke shpirtin si ti..”- shkruan Flori.


Më pas ai ka publikuar edhe një tjetër foto ku shfaqen të dy të moshuar dhe shkruan: “@albanskenderaj


Akoma dhe ne kete moshe vazhdon me tregon kengen e re , me fal ishte reagim spontan ? se bajm dot! ndoshta dhe mosha. Shihni mire foton vazhdon me thote ejjj o Florim po degjoje degjoje pak kengen time te 1873. tani qe kujtohem po une nuk degjoja mire ne rini jo me tani ne kete moshe prandaj po shkrihesha nderkohe qe luante nje balade prekse ?”.