“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë. I ftuar më episodin e dytë të “Flet” me Ilnisa Agollin, ka qenë mjeshtri i meditimit dhe psikoterapisë, Sheki Useini.

Pjesë nga intervista:

Sa ngushtë të zë ego?

Ego mund të të zëri aq ngushtë sa mund të çojë edhe në shkatërrim total. Egoja është faktori kryesor për të të shkatërruar lumturinë. Një njeri egoik do të vrapojë tërë jetën pas lumturisë dhe asnjëherë nuk do ta shijojë në esencë lumturinë.

Ke njohur njerëz të tillë?

Po.

I ke shëruar ata?

Kam shëruar plot

Ti thua “ti nuk je normal, je unik”. Cili është dallimi mes këtyre të dyjave?

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse unë jam normal. Se më krijon një pyetje tjetër, sipas cilës normë… Askush nuk është normal. Secili është unik, është i veçantë, është i jashtëzakonshëm. Ne jemi të veçantë, ndërsa normal duhet të bëhesh. Dhe unë të pyes tani, sipas cilës normë? Kujt dëshiron t’i përshtatesh? Ti je i veçantë, të ka krijuar ekzistenca në mënyrën më të bukur të mundshme dhe ti nuk e shijon veçantinë tënde dhe vrapon si shumica gjatë tërë jetës që të bëhesh si dikush tjetër. Nuk mund të bëhesh, ti mund të bëhesh vetëm vetvetja!

A duhet të falim njëherë veten përpara se të na fali Zoti?

Duhet të falim veten. Pastaj të merremi me Zotin. Gjithmonë ne duhet të merremi para me veten, pastaj me Zotin. Së pari duhet të duam veten, pastaj Zotin! Se unë mendoj se kur të dalim para Zotit, Zoti do të na pyes: “E ke dashur ti veten?” /TAR/