“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Flet” ishte Dash Shehi, politikan dhe ish-ministër i shtetit shqiptar. Shehi ka treguar për jetën e tij, politikën dhe i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të Ilnisa Agollit.

E di si është puna, se shoh njerëz tani që shkruajnë për rininë e vetë, e flasin, sikur kanë jetuar si zotërinj, e kanë lexuar shumë, e bëjnë dhe pjesën e aristokratit. Dikush,  që ka vënë 5 lekë, edhe tregon se ç’jetë ka bërë. Thotë Marsel Prusti: “Askush nuk ka aq para sa të blejë të kaluarën e vetë”. Kështu që, të fillosh të gënjesh, sikur ti ke jetuar e i ke bërë këto është një përrallë e kotë” . Në çdo kohë, rinia është pjesa më e bukur e jetës edhe nëse e ke kaluar në luftë, jo më që ne e kemi kaluar në paqe. Por një paqe e trishtuar, nën një regjim të keq”