Associated Press ka vlerësuar performancën “Nan” të Alisit si një nga 10 më të mirat e Eurovision. Një prej fotove që AP ka shkëputur veçojnë momentin kur këngëtari ndodhet në skenë bashkë me aktoren Raimonda Bulku.
“Kënga hapet me një thirrje, ku një kor me atmosferë kishtare e shton edhe më shumë teatralitetin. Dramatike, për të thënë më të paktën! Pastaj, Alis, vokalisti pas “Nân”, merr kontrollin. Gjithçka zhvillohet si kolona zanore e një skene emocionale në një film ‘blockbuster’ dhe në skenën e finales performanca vazhdoi të kishte peshë: ai kishte veshur diçka që dukej si një parzmore me zinxhirë ndërsa një grua, që simbolizonte një nënë, lëvizte rreth tij”, shkruan Associated Press.

