Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka hyrë një zarf i bardhë. Banorët duhet të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë.
“Banorë, është momenti të zgjidhet lideri i ri i shtëpisë. Për zgjedhjen e liderit do të votojnë të gjithë banorët. Pasi të votohet në të dyja ambientet, Vëllai i Madh do t’iu njoftojë se kush është lideri i kësaj jave. Kujdes, lideri do të bëjë një zgjedhje të rëndësishme”, shkruhej në zarf.
Te “shpella” Selin dhe Mateo dhanë idenë që të votonin Stenaldon ose Kristin, në mënyrë që t’u dilnin kundër banorëve të shtëpisë që donin Artanin ose Baby G.
Sipas Selin dhe Mateos, më mirë Kristi, pasi Stenaldo punon për Malin.
Gimbo, Shëndriti, Arditi ranë dakord menjëherë, Livia e cila kishte dyshime, u bind më vonë dhe votoi edhe ajo Kristin.
Pjesë nga biseda:
Selin: Ata po presin o Baby G, o Tani, ne themi Kristi
Gimbo: Krejt out
Mateo: Ua prishim lojën
Selin: Ne po mundohemi që zgjedhjen e atyre t’a hedhim poshtë. Ideja është që ne të 6 këtu të bëjmë ndryshimin. Ne po nxjerrim o Stenaldon, o Kristin, për zgjuarsi në lojë është Kristi, se Stenaldo do të punonte për Malin.
Gimbo: Kristi për kë mendon?
Mateo: Për veten
Selin: Po, për veten, për lojën, për situatën
Mateo: Të paktën nuk punon për Tanin.



