Helidon Haliti, piktori i njohur bashkëkohor shqiptar ishte i ftuari i rradhës në podcastin Flet me Ilnisa Agolli, i cili transmetohet në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Në një rrëfim shumë ndryshe, Haliti kujtoi peridhën e emigracionit kur u pyet nga Agolli. “Dua të ndalem pak në Greqi, te pjesa e emigrimit atje. 12 vite? Si filmi fitues i çmimit Oskar, 12 Vjet Skllav…”
“Shiko ka një lluks për hir të vërtetës që ne kemi kaluar jetën më të bukur tonën në Greqi. Kemi kaluar jashtëzakonisht bukur. Ata kanë bërë një gabim të vetëm. Vetëm një gabim. Kërkuan skllevër të punonin dhe i erdhën njerëz! Sa bukur e the. Kështu që asnjë shqiptar asnjëherë nuk ka qenë skllav” – tha Helidon Haliti.
