E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur, Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar. Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?
Pjesë nga intervista:
Pse populli dhe media sot nuk merren me thelbin e gazetarisë, por merren me lajmin me ‘karkaleca’? Ty të shqetëson kjo?
Më shqetëson. Më ka shqetësuar prej vitesh. Kjo situatë nuk është tani, kjo situatë është agravuar dhe për sa kohë rrjetet sociale nuk kanë një kontroll, nuk ka një autoritet i cili kontrollon ose bllokon opinione dhe reagime të tilla, por dhe media në fakt, shtimi i shumë web-eve në mënyrë të frikshme, të klonuara deri diku – bënë që të mos ketë fare limit. Ti ke shumë të drejtë, por ne jemi dhe bashkëfajtor. Unë nuk mendoj se këta persona që reagojnë, apo ata që nxjerrin titujt bombastikë, nuk i përkasin sojit tonë. Janë si ne dhe ata. Unë jam e sigurt që dhe ai që e ka nxjerrë atë lajm, e di çfarë është gazetaria, por për një konsum dhe për një çorbë që do ta vjellë një popull i tërë, apo një pjesë e tyre që janë shumë aktivë, lajmi i keq është lajm i mirë. Sot ne jemi në një pikë që njerëzit nuk kanë me nerv. /TAR/