Një studim i Universitetit të Gjeorgjisë ka zbuluar se punonjësit që shtiren sikur janë të lumtur ose fshehin emocionet gjatë punës, kanë deri në 30% më shumë gjasa të pijnë alkool pas pune.
Ky fenomen, i quajtur “surface acting” (aktrim sipërfaqësor), ndodh kur njerëzit detyrohen të jenë gjithmonë pozitivë, edhe kur nuk ndihen ashtu. Kjo sjell lodhje emocionale, rrit nivelin e stresit dhe e shtyn trurin të kërkojë çlirim të shpejtë, shpesh përmes alkoolit.



