Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Ajo ka folur më shumë mbi deklaratën e fortë të Bernardit në “Big Brother VIP 4” ku pranoi publikisht se është homoseksual. Kjo deklaratë ka ngjallur mjaft reagime në rrjet, mes tyre dhe nga aktori Jul Deda. Çfarë ka Xheni për të thënë për këtë?

A kemi bërë hapa para lidhur me pranimin publik të orientimit seksual?

Kemi bërë hapa para. Kur foli Klodi në “Big Brother” në vitin 2010, ne në 2009 asokohe dilnim dhe vendosnim postera gjatë natës dhe ditën na e grisnin. Ishte moment historik atëherë. I shkruajtëm dhe një letër për të thënë se sa e rëndësishme ishte të gjeje guximin. Shumë njerëz thonë se pse duhet të jesh krenar. Unë jam rritur me shprehjet që “këta janë të sëmurë”, edhe nga nëna ime, në shkollë, kudo. Kur rritesh me këto shprehje, fillon t’i ndjesh dhe vetë. Ne themi që jemi krenarë me veten, që kemi kaluar këtë kalvar. Ne marrim guximin të marrim pushtetin mbi trupin dhe qenien tonë. Disa kanë huximin që ta pranojnë më shpesh. Kjo tregon se sa presioni i jashtëm ka ndikuar tek ata. Dhe do guxim ta pranosh.

Si e komenton reagimin e Jul Dedës?

M’u duk një reagim fëminor, i pamend, bullizues. Por nuk pres më shumë nga Juli. Është budallallëk. Ata si persona heteroseksualë, a janë burgosur, a janë rrahur, a janë bullizuar ndonjëherë për orientimin seksual? A i është mohuar Julit të martohet me partneren? Është frikësuar ndonjëherë se do të humbasë punën apo familjen për shkak të orientimit seksual? Jo!

Unë jetoja me frikën se çfarë do të ndodhë me mamin dhe babin kur ta marrin vesh për mua. Shumë moshatarë të mi janë dëbuar nga shtëpia për shkak të orientimit seksual. Ky është realiteti.

Ne nuk i bëjmë dot njerëzit që të kuptojnë. Se dhe të kuptuarit ka të bëjë me aftësinë intelektuale për t’i kuptuar, por dhe për empatinë. Njerëzillëku nuk mësohet, ose e ke, ose nuk e ke.?TAR