Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina Kurina, ka publikuar së fundmi disa fotografi që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Stelina ka publikuar në “Instastory” dy fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e këngëtarit të njohur, Armir Shahini.
Në postimin e parë, ish-banorja shfaqet me gruan dhe të bijën e Mirit dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“Të gjithë bashkë me Xhiken tonë”.
Ndërkohë në foton e dytë, Stelina sërish është me të dyja, por kësaj radhe kanë dhe një banderole.
“Familja jonë e madhe. Patjetër në lagjen më të bukur të Tiranës, aty ku nisi gjithçka, Myslym Shyr”, shkruan Stelina krahas këtij postimi.
Kujtojmë se Miri dhe Stelina kanë treguar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” që kanë një shoqëri të bukur bashkë. E kjo vërtetohet edhe nga raporti që ish-banorja ka me familjen e këngëtarit.




