Aulona Musta, e cila së fundmi i është bashkuar programit “Për’puthen” si opinioniste, ka bërë një gjest të bukur për ndjekësen e saj.
Gjatë një komunikimi virtual me ndjekësit e saj, Aulona iu ka kërkuar të gjithë fansave të saj që të dërgojnë mesazhe anonime dhe duket se njëri prej tyre ka prekur zemrën e gazetares.
Aulona, e cila është e apasionuar pas palestrës dhe të jetuarit shëndetshëm, është autore e paketave të shëndetshme për ushqimin dhe një nga ndjekëset ka shprehur dëshirën për të patur këtë program.
“Do doja shumë programin tend por nuk kam mjaftueshëm të ardhura nëse më ndihmon të lutem”, shkruan ndjekësja.
“Më shkruaj në ‘inbox’ dhe do ta bëj dhuratë“, ka shkuar Aulona, koment të cilin e ka shoqëruar me një zemër.

Aulona Musta i është bashkuar ekranit të Top Channel këtë sezon të ri të programacionit dhe do ta shohim pikërisht në “Për’puthen”, i cili është nën drejtimin e Megi Pojanit.
Gazetarja e njohur do të jetë në rolin e opinionistes për të dhënë mendimet e saj për emisionin e dashurisë, intrigave dhe emocioneve të forta.
Aulona shpesh herë ndan opinionet e saj në rrjetet sociale, të cilat do të ketë mundësi t’i thojë ato përballë konkurrentëve.