Plot humor, rrëfime për jetën dhe karrierën e saj ishte intervista e Aurela Gaçes këtë mbrëmje në “Live me Luizin”.
Por një befasi ishte përgatitur edhe për të, në prag të festës së “Halloween”-it.
Teksa ajo po vijonte bisedën në studio me Luiz Ejllin, pas shpinës së saj u fut “fantazma”.
Gaçe u tremb kur ktheu kokën dhe e pa, ndërsa si një mënyrë “mbrojtjeje”, ajo i hodhi në drejtim të tij një shishe uji që kishte në dorë, para se të shpërthente në të qeshura.
