Avokati Saimir Vishaj ka bërë një rrëfim prekës në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel. Ai ka rrëfyer mes lotësh momentin kur ka gjetur trupin e vrarë të së motrës.
Ai u shpreh se një ditë para operimit të tij ai ka gjetur trupin e së motrës dhe të nesërmen pasi e ka varrosur ka hyrë në operim.
“Trupin e saj e kam gjetur në datën 25 dhe në 26 e kemi varrosur. Në 26 maj unë kam hyr në operacion dhe i lutesha zotit të mos e merrja se dhe unë qëlloi të operohesha dhe unë. Kam varrosur motrën atë ditë kam ndërhyr dhe kam qenë në sallën e operacionit 7 orë.”, ka rrëfyr avokati.
