Avokati Kujtim Cakrani ka bërë deklarata të forta në lidhje me familjen e kompozitorit Adrian (Adi) Hila, emri i të cilit është përfshirë në debatet e fundit pas publikimit të videove private që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Cakrani ka përmendur edhe babanë e kompozitorit, Merhamat Hilën, duke ngritur akuza për sjelljen e tij gjatë periudhës së komunizmit.

“Babai i këtij zotërisë, Merhamat Hila, ka bërë të njëjtën gjë që po bën djali sot. Ka qenë një personazh në kohën e komunizmit, ka lënë shumë viktima në qytetin e Vlorës”, deklaroi avokati. Në vijim të diskutimit, Kujtim Cakrani pretendoi se Merhamat Hila kishte shfrytëzuar pozicionin dhe ndikimin e tij gjatë regjimit komunist për të ushtruar presion ndaj grave dhe vajzave të reja. “Ai kapte gratë e bukura, ato që refuzonin, ai i merrte, i arrestonte. Kapte vajza nëpër shkolla, i seleksiononte dhe bënte miqësi me prindërit e tyre. Pra, ka qenë i mirëorganizuar në kohën e komunizmit”, u shpreh Cakrani.