Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Isai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.



Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij kanë pritur vajzën e tyre të dytë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë E’dua.



 “U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruan Erioni krahas fotos ku duket dora e vogëlushes.



Prej disa kohësh tashmë Isai nuk është më pjesë e skenës dhe ekranit, pasi u zgjodh kryetar Bashkie në Ersekë, ku dhe është shpërngulur së bashku me familjen e tij.