Tuna Sejdi di gjithmonë si t’a rrëmbejë vëmendjen dhe nata e Vitit të Ri nuk ishte përjashtim. Këngëtarja e njohur ka “trazuar” rrjetet sociale me disa fotografi nga festa, ku shfaqet më glamuroze dhe provokuese se kurrë.

Në postimet e publikuara në “Instagram”, Tuna pozon në një ambient luksoz, e veshur me një fustan transparent me detaje dantelle që thekson linjat e saj, ndërsa një shall gëzofi në tone të errëta i shton pamjes një dozë elegance klasike. Kombinimi mes sensualitetit dhe finesës duket se ishte zgjedhja perfekte për natën festive.

Look-u plotësohet me taka të larta dhe grim të kuruar deri në detaje, ndërsa pozat e saj rrezatojnë vetëbesim dhe siguri, duke treguar edhe një herë pse Tuna mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it.

Fotografitë janë shoqëruar me mbishkrimin ironik “Babagjysh… nejse”, një frazë lozonjare që ka ndezur imagjinatën e ndjekësve dhe ka sjellë qindra komente komplimentuese në pak minuta. Postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime, duke u renditur mes më të komentuarve të natës së ndërrimit të viteve.

Paraqitja e saj festive konfirmon edhe një herë lidhjen e fortë që Tuna ka me publikun, si dhe interesin e vazhdueshëm që ngjall çdo dalje e saj, qoftë në skenë, apo në rrjetet sociale.