Kylie Gordy, një donator sperme nga Kalifornia, ka aktualisht 59 fëmijë.
Në një intervistë për mediat shqiptare Gordy zbuloi se ka patur kërkesa nga një shtetase shqiptare për të patur nëj fëmijë me të.
Gjatë intervistës së tij Gordy tha se kërkesa nuk u finalizua, por ai fton të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare që dëshirojnë të bëhen nëna përmes një dhuruesi sperme ta kontaktojnë, pasi së shpejti do të jetë në Greqi në një vizitë turistike.
“Më duket se kam pasur një kërkesë nga Shqipëria, ndoshta pas kësaj mund të kem edhe kërkesa të tjera. Ndoshta mund të takohemi qoftë edhe në Greqi, pasi do të vizitoj Athinën, kështu që mund të flas me ta dhe të shikojmë. Nëse dikush është i interesuar, Amerika është një vend shumë i mirë dhe mund të bëhem i fejuari i tyre dha ato mund të lëvizin lirshëm në SHBA.
Kam një kërkesë nga Greqia, ndoshta mund të bëhet nëpërmjet ndërhyrjes in-vitro pasi në Greqi ka një kosto shumë të ulët”, tha Gordy.