E ftuar sot në emisionin “Wake Up” ishte mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati, e cila komentoi takimin e saj me të bijën dhe Jozin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Gjatë intervistës në lidhje të drejtpërdrejtë, Shpëtime u shpreh se Loredana dukej e kënaqur me eksperiencën e saj.
Gjithashtu zonja Brati foli edhe për takimin e saj me Jozin, ku sipas saj, banori ka sjellje shumë të mirë tani që është rikthyer në shtëpi.

Moderatorët e emisionit e pyetën edhe në lidhje me qëndrimin e bashkëshortit të saj, i cili e ka takuar më herët Jozin dhe se ka qenë kundër kësaj lidhjeje të Loredanës.
“Ka ndryshuar mendim se e shikon ndryshe”, tha Shpëtime.
E pyetur nëse i ka hyrë në zemër, ja ka falur sjelljen e parë bashkëshorti i saj Jozit, ajo u përgjigj:
“100 për qind jo se kemi dyshime akoma se janë në një lojë. 80 për qind ka ndryshuar mendim”.
Gjithashtu ajo tha dy fjalë edhe në lidhje me komentet që ka bërë babai i Jozit, Pjetër Marku, për këtë raport. Ai është shprehur se Jozi dhe Loredana duken të sinqertë me njëri-tjetrin dhe se nuk janë kundër kësaj lidhje.
“Fliste fjalë të mira për Loredanën dhe Jozin. Po megjithatë është një lojë aty dhe ne nuk jemi të bindur komplet për këtë. Do duket gjithçka jashtv. Por për Loredanën detyrimisht se do flasë fjalë të mira se duket”, tha Shpëtime Brati.