Toni Bollati, babai i banores së “Big Brother VIP 5” Selin, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Fan Club” me Kiara Titon. Ai ka komentuar deklaratat e forta që ka bërë Rogert Sterkaj kundrejt së bijës dhe tij.

Bollati u shpreh se Rogertin nuk e njeh dhe nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të, derisa hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjithashtu ai hodhi poshtë akuzat se ndodhet në burg.

Në lidhje me deklaratat ndaj vajzës së tij, i bëri thirrje babait të Rogertit që ta shohë sipas ligjeve të Kanunit.

“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë. Me Rogertin se di a do më jepet mundësia për të folur, apo jo. Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babain, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë.”, tha Toni Bollati.

Ndërkohë kujtojmë se Rogerti ka deklaruar se tezja e Selin i ka thënë që i ati i banores ndodhet në burg, gjë që është hedhur poshtë nga banorja e BBV 5.