Amber Candy, banore e “Big Brother VIP”, ka rrëfyer sot një histori të dhimbshme që ka lënë të gjithë të prekur. Ajo tregoi për banorët e tjerë se si mori një telefonatë nga babai i saj dhe pas vetëm dhjetë minutash, ai ndërroi jetë.
Në një moment emocionues, Amber përshkroi fjalët që babai i saj i tha gjatë telefonatës:
Si je, sido që të bëhesh ngelesh fëmija dhe gjaku im. Unë nuk te hedh kurrë poshtë nëse ti e ke menduar që të kam hedhur poshtë.
Pas kësaj bisede, siç tha Amber, telefonata mbyllet dhe pas vetëm 10 minutash ajo merr një tjetër telefonatë, këtë herë për të mësuar se babai kishte ndërruar jetë.
Bota mu shemb
– u shpreh ajo, duke treguar dhimbjen e thellë që ka përjetuar.
Për më tepër, Amber ndau se nuk ishte lejuar të shkonte në funeralin e babait të saj, një situatë që e ka rënduar edhe më shumë humbjen e saj.
Ky moment emocional ka prekur thellë banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa Amber ka shfaqur një forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar përballë këtij dhimbje të thellë.

