Një ngjarje e rëndë është regjistuar në Truqi. Një baba ka vrarë vajzën e tij 13-vjeçare dhe më pas e ka varrosur atë në kopshin para banesës së tij. Dy ditë pasi si ka kryer krimin e rëndë, ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mediat shkruajnë se zhdukja e së miturës ishtë bërë që me dy mars, pas denoncimit të familjes pranë autoriteteve policore.

Dy ditë më vonë, më 4 mars, babai i të ndjerës, Abdulrazak Uzum, i dha fund jetës së tij me varje. Pas kësaj ngjarjeje, hetimi u fokusua te babai me bisedat e tij telefonike, ndërsa policia kërkoi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Nga provat e mbledhura, policia përfundoi në gjurmët e babait dhe duke gërmuar kopshtin e shtëpisë së tij në zonën rurale të Asagıkartal, gjeti trupin e 12-vjeçares. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë dërguar drejt këtij veprimi, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.