DJ Gimbo dhe Selin kanë patur mbrëmë një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin, ku kanë treguar histori mjaft personale. Banori ka ndarë me të dhe publikun një nga ngjarjet më të ndjeshme të jetës së tij. Ai ka folur për ndarjen e prindërve, një ngjarje që, sipas tij, la gjurmë të thella në familje.

Gimbo tregoi se marrëdhënia mes prindërve kishte kohë që ishte ftohur, pavarësisht se jetonin ende nën të njëjtën çati.

Momentin që ai e konsideron vendimtar për përfundimin e raportit mes tyre, DJ Gimbo e përshkroi si tepër të dhimbshëm. Ai rrëfeu se pasi nëna e tij kishte kaluar një natë te gjyshja, babai reagoi ashpër kur ajo u kthye në shtëpi, duke i kërkuar të largohej. Pas kësaj, ajo u zhvendos përkohësisht në një banesë të familjarëve.

 “Ka shku mami te gjyshja, shkoi te nëna e saj se nuk e ka pa që një muaj edhe ka dashtë me ndejtë një natë, se shyqyr qe e ka hala edhe babai e kish kuptu e kish marrë vesh që mami u shku te nëna e vet. Edhe vjen mami në shtëpi, hyn brenda…. mami edhe babi edhe që kanë jetu me një shtëpi nuk është edhe që kanë pas shumë kontakt njëri me tjetrin, njëri në sallon tjetri në kuzhinë… për shkaqe të kota. Edhe kur babi e sheh që është ardhe mami, i thotë që duhesh me dalë, edhe mami çka bën, del edhe shkon te banesa e motrës që e kam në Gjermani edhe e ka një banesë në Istog qaty afër jo larg edhe mami shkon në banesë aty”, i rrëfente ai Selinit.

“U thashë pse çka u bë, kallxom, Gëzim më tha, babi e ka qit mamin prej shpisë, thash qysh?? Tha po, thashë okay. As nuk e di qysh kam mrri në Prishtinë, as nuk e di qysh jam shku në Istog sen s’maj në mend hiq, kurgjo. Shkova mirë boll, u mundojsha babën tem, dojsha me folë me të, me i thon mos u ngut se jemi shtatë fëmijë, i thashë mos u ngut. Më tha jo! Mami dul në banesë te motra”, i tregonte ai asaj.