Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka komentuar ngjarjet dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Teksa u ndal te raporti i Mirit dhe Selin deri në këtë pikë të lojës, Olta u shpreh se banorja i pëlqen si vajzë. Sipas saj, ajo është shumë e përgatitur, është shumë e zgjuar dhe përgjigjet i ka në majë të gjuhës, duke qenë se është vetmë 23 vjeçe.

“Për këtë e dua dhe më pëlqen”, tha Sheta, e cila më pas shtoi se loja e Mirit u pa që në fillim.

“Ishte një fotokopje e Jul Dedës, thjesht me vajzat. Mundohet të bëjë aleancë vetëm me vajzat. Ai luan gjithmonë me dy porta. Stelinën e ka në krah, Selinën po, Gretën nuk e ka dhe mua më pëlqen Greta. Ajo po mundohet ta përçajë me Selin, sepse në fund të fundit e ka kunatë, ajo ia tha troç që kur u fut që duhet të shkëputesh nga Miri. Miri të them të drejtën nuk është se më pëlqen si lojëtar, nuk është në preferencat e mia, nuk po nxjerr gjë në pah. Thjesht përdori krevatin, “të dua si vajzën time”, pastaj i jepte konotacion krejt ndryshe. Miri do që ta lejë kështu, që njerëzve t’u duket me dy kuptime. Sepse ai akoma nuk e ka sqaruar këtë pjesë. Unë mendoj se do thotë në fund atë që ka thënë në fillim, se edhe në një ‘prime’ e tha; “siç kam thënë në fillim”, pavarësisht se ai luan. Edhe kësaj radhe e pashë kur po bënte dush Selin. Nëse ti e do si vajzë, babai nuk e sheh vajzën si lahet gjatë gjithë kohës. E kanë kapur ata të dy lojën, edhe Miri luan pjesën, por edhe Selin. Ka ca momente që Selin i thotë; “Ti je fiks si babi im””, komentoi Olta Sheta.