Granit Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Leonia, ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga vetë futbollisti, i cili ka publikuar një foto shumë të ëmbël në “Instagram”. Gjithashtu ai i ka emocionuar ndjekësit me fjalët që kishte zgjedhur për të bijën.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.

Kujtojmë se dy vite më parë çifti i njohur u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Atë e pagëzuan me emrin Ayana dhe sot ajo merr rolin e motrës së madhe.