Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka bërë një rrëfim prekës. E përlotur, këngëtarja tregoi historinë e vëllait të saj, fëmijës së parë të familjes, i cili humbi jetën menjëherë pas lindjes. Pas kësaj tragjedie, familja u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk ishte sfida e vetme me të cilën u përballën. Baby G zbuloi se prindërit e saj u vunë përballë një presioni të fortë shoqëror, sidomos babai i saj, i cili sipas saj dëgjonte vazhdimisht komente fyese dhe paragjykuese.
Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Leje gruan se nuk po të bën djalë’-rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të rënda dhe më të padrejta për familjen e tyre. Pavarësisht këtyre zërave, babai i Baby G nuk u dorëzua asnjëherë përballë mentalitetit të vjetër.
Këngëtarja e përmbylli rrëfimin duke e quajtur të atin një shembull force dhe dashurie.



