E ftuar në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulo, balerina dhe pedagogia e baletit Rexhina Çuko, rrëfeu mëmësinë e saj të parë.
Mes lotësh, ajo tregoi se nuk i shpëtoi dot depresionit ‘post partum’ dhe momenteve të vështira.
Gjatë bisedës, Rexhina foli edhe për librin e saj që do të sjellë së shpejti:
“Rexhina e vogël me ëndrrën për puantet e baletit dhe shumë sakrifica”, tha ajo.
Balerina tregoi se ishte një moment kur nëna i tha se, nëse donte të vazhdonte ëndrrën, tashmë duhet të vazhdonte vetë, pasi mundësitë e prindërve nuk mjaftonin për të mbuluar shpenzimet.
Mes lotësh, ajo falënderoi prindërit e saj dhe bashkëshortin, i cili tashmë është kthyer në Shqipëri.
