E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë balerina Frenki Ziaj. Ajo ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5″…
Pjesë nga intervista:
Sheh nota dashurie brenda asaj shtëpie?
Të them të drejtën, jo, që ta shoh këtë gjë nga të dyja palët, si për Brikenën dhe Mateon, si për Selin dhe Gimbo. Është e njëanshme, nga çunat. Çunat shpalosen si të dashuruar.
A mendon se Mateo dhe Gimbo ndjejnë vërtet, apo e dinë si funksionon loja në çift?
Mund të jetë edhe kjo. Por nuk heq as këtë gjë, që mund të kenë simpati. Mund të kenë simpati, por mund ta kenë dhe strategji. Gimbo që kur hyri, u deklarua për Selin, që i pëlqente shumë. Duke e parë dhe brenda në shtëpi, më duket natyrë e sinqertë. Edhe Mateo më duket i sinqertë. Por kjo mbetet për t’u parë. /TAR/


