Eftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ina Kollçaku. Ajo ka treguar më shumë mbi mendiin e saj për banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe situatat e ndodhura së fundmi në shtëpi…

Shumë të komentuara kohët e fundit janë dhe sjelljet e G-Banit…

Me G-Banin ndodh një fenomen shumë interesant. G-Bani është i dhunshëm dhe agresiv dhe të tjerët thonë që është djalë shumë i mirë. Kjo është një psikozë sociale shqiptare që e justifikon dhunën. Është një personazh që pëlqehet rëndomë. Nuk duan që G-Bani të ikë nga “Big Brother”. Vetëm se të bën të qeshësh dy minuta më vonë, nuk do të thotë se do ta tolerosh.

Çfarë mendon se do të bëje po të ishe në “Big Brother”? Si do ta trondisje ti shtëpinë?

Secili hyn me reputacionin e tij aty. Që ditën e parë, perveptohet kush është personazhi i fortë, nga reputacioni që kanë jashtë. Vetëm këmba ime të shkelte aty, do të shkaktonte tronditje.

Si e komenton Gjestin si lojtar?

Gjesti bëhet shumë i bezdisshëm dhe e bën jetesën të vështirë. Shtëpia nuk kishte nevojë për t’u zgjuar, e zgjuar ishte edhe para se të hynte ai. Është e bukur për t’u parë, por kur e përjeton vetë bëhet e pamundur për të jetuar. I kam parë banorët që thonë ‘nuk flemë dot, nuk hamë dot’. Më pëlqen pjesa që nuk dhunon dhe bullizon, por bën atë që dhunon kufijë e tu.

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/tensione-ne-shtepine-e-big-brother-ja-kush-eshte-kete-jave-ne-nominim/