Mbrëmjen e djeshme, Selin pasi vendosi që të shkonte të flinte sërish në krevat me Mirin, ndërroi mendje sërish. Banorja mori krevatin e saj dhe të Mirit dhe fjeti me Gretën.

Nga ana tjetër, Miri fjeti në një krevat me Erikun, me të cilin ka patur debate të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Ndërkohë ditën e sotme, Selin i ka treguar Mirit arsyen se pse nuk qëndroi me të në krevat dhe i bëri disa pyetje rreth raportit të tyre.

Pjesë nga biseda:

Miri: Si jemi?

Selin: Një me një. Ç’pate mbrëmë? Më konfuzon shumë, bën ca veprime, s’po tallem.

Miri: Unë apo ti?

Selin: Ti

Miri: Fokusohu pra. E di kush ishte gjëja më e bukur mbrëmë? Sytë, mos më qesh mua

Selin: Nuk po të kuptoj

Miri: Puna është ça do bëjmë, lëre ça iku, pse isha unë ashtu?

Selin: Shih ça ndodhi mbrëmë, unë u nisa me të ndihmuar ty. Pasi e shqyrtova, nuk duhej bërë si lëvizje. Pse?

Miri: Pse?

Selin: Sepse, 3 ditë përveçse nuk u la kurrë muhabeti i krevatit, unë mora dhe akuza të tjera. Po të kthehesha unë sërish te krevati do të interpretohej sikur ose do konfirmohej sikur nga ana jote ka diçka më shumë. Pyetja ime është, pa dashje me dashje, mos ndoshta në një moment ke bërë ndonjë veprim më shumë se sa duhet dhe unë nuk e kam kuptuar? Për ndonjë qëllim tjetër. Unë nuk e kam ndjerë, po të pyes nga ana jote ka qenë kaq e pastër? Nuk ka asnjë pikë ku unë mund të dyshoj.

Miri: Pse ti do të dyshosh?

Selin: Po të pyes, po ose jo, mos mi le të hapura përgjigjet, nuk jam unë kundërshtarja jote

Miri: Je e bindur?

Selin: Po, nuk jam aleanca jote, por nuk jam as kundërshtarja jote

Miri: Pra ne të dy mund të luftojmë bashkë?

Selin: Jo, ne luftojmë ndaj të njëjtëve persona por jo bashkë

Miri: Ne nuk jemi aleancë?

Selin: Jo, pyetja ime ishte, a ka patur në ndonjë moment diçka të tepruar nga ana jote?

Miri: Që e kanë parë të tjerët dhe nuk e ke parë ti?

Selin: Që e kanë parë të tjerët dhe nuk e kam parë unë, apo në të vërtetë ti e ke ndjerë por nuk e ke shprehur

Miri: Ka C?

Selin: Jo, dy janë

Miri: Jo, e kanë interpretuar gabim

Selin: A ka ndonjë gjë tjetër që ti mendon dhe nuk e ke shprehur?

Miri: Ti si do të jetë?

Selin: Ti qenke budalla fare

Miri: Unë?

Selin: Unë të them kthe përgjigje me sinqeritet

Miri: Jo

Selin: Super

Miri: A është më mirë jo?

Selin: Dua të kuptoj ça është

Miri: Si është më mirë për ty?

Selin: Si mendon ti?

Miri: Jo pra

Selin: Nuk dua të jetë si dua unë, po si është

Miri: Ashtu është, si do ti

Selin: Ok, ça është ky

Miri: Unë luaj me këtë pjesë, po kuptoje ça është përgjigja

Selin: Me shpifjet e këtyre?

Miri: Tani me ty, lëri shpifjet

Selin: Puna është me u ulur dhe me u sqaruar. Po bën shaka thuaj.