Orët e para të mëngjesit banorët i kaluan në oborr. Vëllai i Madh vuri këngë të ndryshme, ndërsa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u krijua një atmosferë shumë festive.
Të gjithë banorët u mblodhën në oborr për të kënduar e kërcyer bashkë. Fillimisht në qendër të skenës ishin Olta e Amos, por më pas, një vëmendje të veçantë banorët ia kushtuan edhe Armaldos.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër puthjet mes Kiarës dhe Luizit nuk kanë munguar asnjë ditë në shtëpi që prej ditës kur kurorëzuan “martesën”.
View this post on Instagram
Teksa po kërcenin në oborr, me pjesën tjetër të banorëve, këngëtari dhe moderatorja shkëmbyen disa herë puthje bashkë.
View this post on Instagram
Madje, këtë herë, ishte Kiara ajo e cila kishte më shumë dëshirë për tu puthur me Luizin. Dyshja më e përfolur në Shqipëri momentalisht, dita ditës po afrohen më shumë me njëri-tjetrin, ndërsa edhe ndjenjat po bëhen gjithnjë e më të forta.