Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku banorët janë përballur me situata të ndryshme, disa edhe mjaft emocionuese.
Mbrëmjen e sotme në shtëpi kanë hyrë disa balerina të vogla, të cilat kërcenin, shëtisnin nga njëra dhomë në tjetrën, shkonin pranë pishinës apo merrnin akullore për të ngrënë.
Disa prej banorëve janë emocionuar teksa i shikonin, madje kishte nga ata që u përlotën si Shëndriti, Edisa, Miri dhe Rogerti.
Ky i fundit teksa ishte jashtë me Mirin i tha se iu kujtua mbesa e tij, të cilën ka vite pa e takuar. Ndërkohë këngëtari kujton kohën kur dërgonte vajzën e tij në kurs për balerinë kur ajo ishte 4 vjeçe.
“Kam pas qëndruar në Gjermani në atë kohë, e çoja dhe e merrja se nusja në punë”, u shpreh Miri.
Pjesë nga biseda:
Rogerti: Po mendoja për mbesen time që se ka fajin ajo që se kam njohur, për pesë vite.
Miri: Po ke jetën përpara, do e takosh, do rrini bashkë
Rogerti: Kam humbur momente të bukura kur ka qenë foshnjë. Nuk ja fal vetes kurrë.
Miri: Po kjo të ka bërë njeri më të mirë pra, që e ke kuptuar ça ke bërë dhe do të jesh më i pranishëm, do jesh aty me të
Rogerti: Për 6 muaj nuk ju ndaja, e kam dashur fort
Miri: Do t’a dijë gjithë jetën o shok
Rogerti: Aria, xhaxhi të do.

