Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, vijon sfida e mosreagimeve. Banorët do të përballen me situata të papritura, për të cilat ata nuk duhet të reagojnë.
Ditën e sotme në shtëpi janë futur dy breshka, ku banorët janë munduar që të mos reagojnë, por nuk kanë mbajtur dot të qeshurën kur Rogerti është trembur prej tyre.
“Vëllai i Madh nuk mundem, kam shumë frikë, nuk të gënjej”, thotë banori, ndërkohë Selin për të humbur gjurmë i kthehet: “Ke frikë nga Edisa”.
Ndërkohë Vëllai i Madh i thotë Rogertit që të shkojë te Dhoma e Rrëfimit dhe ai i përgjigjet sërish se ka frikë. Selin i drejtohet duke i thënë që të shkojnë bashkë.
Në momentin që shkojnë deri te dera, Selin e tremb Rogertin. Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur doli nga Dhoma e Rrëfimit, ishte po banorja që e nxori nga aty.
“Se po i shtyp pa dashje”, shprehet Rogerti, ndërkohë Selin i përgjigjet: “Janë larg, eja”.


