I ftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Aldo Marku. Ish-banori përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e kaluar pas një televotimi të hapur gjatë ‘Prime’-t. Rikujtojmë se ai u rikthye me biletën e kthimit javën e kaluar. Aldo rrëfeu me detaje gjithçka nga rrugëtimi i tij, eksperienca, loja, strategjia dhe jo vetëm kaq…
Sipas Aldo Markut kush është banori më fallso brenda shtëpisë së BBV?
Jozi, me variantin që është kthyer është totalisht pa themele, i fut një të qeshur sulmo këtej, ktheu andej. Nëse është fjala fallso i rri atij. Ka zgjedhur lojën fallso. Fallso kemi edhe Laertin…
Si regjisor sipas tij cilët janë aktorët më të mëdhenj brenda asaj shtëpie?
Rozana, Gjesti ndërsa si aktori më i dobët do të thoja Laerti, pra aktron por dobët. Është gjithmonë mbi masën e caktuar dhe të duhur gjithmonë. E kam ndjeshmërinë për ta kuptuar se ku po aktron dhe po nëse po aktron më shumë apo më pak seç duhet.
Në përballjen për finalistin e dytë mes Eglit dhe Laertit kush mendon Aldo se do të triumfojë?
Shumë interesante ishte, do të doja Egli.