Spektakli i së shtunës mbrëma të “Big Brother VIP 5” ka patur emocione mjaft të forta. Babai i Malit, i cili kishte 7 vite pa pasur komunikim me banorin, ishte aty për t’a takuar.

Mos komunikimi ka ardhur si pasojë e ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja. Ai ka treguar se në fillim kanë pasur komunikim me fëmijët, por një ditë ata vendosën të ndërprisnin marrëdhëniet me të.

Nga ana tjetër, Mali ka refuzuar t’a takojë para kamerave, ku është shprehur se do të vijë një ditë që ta takojë, por jo para kamerave.

“Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai. Shumë pata qejf prej nënës ose motrës, shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera”, u shpreh Mali ku refuzoi që të takonte të atin.

Ndërkohë nëna e tij, Violetë Kukaj, ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka marrë menjëherë gjithë vëmendjen.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të Malit dhe krahas këtij imazhi ka shkruar:

“Lum Nana për ty. Zoti të rujtë”.