Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Tiri dhe Krisa, kanë qenë sot të ftuar në “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku kanë folur për historinë e tyre të dashurisë.

Gjatë intervistës, këngëtari pranoi se Krisa ka një natyrë xheloze dhe se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo doli në origjinë me këtë tipar të vetin.

Ndërkohë të vendosur përballë situatave me tabela, dyshja dakordësoi se banorja që Tiri nuk duron dot është Loredana. Dy ish-banorët zbuluan disa momente romantike nga lidhja e tyre, si kënga e parë që Tiri i ka dërguar Krisës, e cila ka qenë ajo me titull “Sheqer”.

Në përfundim të intervistës, Krisa shtoi se sapo doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, mamaja i tërhoqi vëmendjen Krisës se pse i kishte bërtitur aq shumë Tirit.