Reperi i njohur, Bardhi arriti kulmin e suksesit, duke u bërë i njohur për publikun shqiptar, falë projektit të tij muzikor, “Betohemi”.
E publikuar rreth tre vite më parë, “Betohemi” është një projekt muzikor që u rendit në krye të klasifikimit të “Top Awards”, për tre javë rresht. Pas atij hiti, Bardhi ka vijuar të punojë fort, duke sjellë këngë “solo” dhe bashkëpunime mjaft të suksesshme.
Pavarësisht se ka vijuar të ketë një karrierë për t’u patur zili, duket se artisti ka vendosur të kthehet në kohë, tek dashuria e tij e parë. Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të TikTok-ut në fillimin e këtij muaji, Bardhi ndau me ndjekësit e tij se po mendonte titull “Betohem 2” dhe duket se reperi e ka mbajtur premtimin.
“Tre vite që nga publikimi i kësaj kënge”, shkroi Bardhi në postimin e tij, të cilin e shoqëroi me ikonën e një zemre të thyer. ” A është koha për “Betohemi 2?”, shtoi më tej artisti.
Ditën e shtunë, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Bardhi ka treguar se “Betohemi 2” është gati dhe pritet të publikohet me datë 28 shtator.
Artisti ka publikuar gjithashtu edhe një pjesë të këngës, që është pritur mjaft mirë nga fansat e tij, duke shkruar komente të shumta në postimin që Bardhi ka bërë.