Këngëtari i njohur, Bardhi, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se sot do të publikojë këngën e tij më të re. Ky projekt lidhet me vajzën e tij dhe të Sara Gjordenit, e cila vjen në jetë së shpejti.
E sigurisht që nuk mund të mungonte edhe komenti i Sarës, ku shkruan:
“Ju dua më shumë se veten të dyve! 🤍”.
Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ka bërë edhe një postim në profilin e saj në “Instagram”. Sara ka ndarë me ndjekësit një pjesë tepër të shkurtër të këngës teksa i ka dedikuar sy fjalë zemre dhe emocionuese partnerit të saj.
“Bardh, je babai më i mirë që mund të kishte vajza ime, këtë mos e dysho KURRË! Asnjë vështirësi nuk më largon nga ti, të tre bashke me krenari do kalojmë çdo sfide, ta premtoj! Nesër 19:00 👶🏼🤍🎵”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme krahas videos.
Mirëpo në komentet e postimit të Sarës, Bardhi ka zbuluar se e ka thënë emrin e vajzës te kënga. Cila ishte përgjigja e Sarës?
“Gabimi yt më i bukur”, shkruan Gjordeni. Për të zbuluar emrin e bebushes së çiftit na ndajnë edhe pak orë.