Një grua e kolme ka folur së fundmi për jetën e saj aktive në takimet me djemtë. Olivia, e cila ka fituar shumë ndjekës në rrjetet sociale “Instagram”  dhe “TikTok” si @oliviasworld95, ka postuar një video në të cilën flet hapur për jetën e saj të dashurisë.

22-vjeçarja nga Toronto, Kanada, është shprehur se mund të ketë të pasme apo gjoks shumë të madh, por kurrë nuk e kanë penguar që të rrëmbej meshkujt.

Madje ajo ka bërë emër edhe falë fotove dhe videove ku ekspozon trupin e saj dhe u jep kurajo grave të tjera që ta duan trupin e tyre, pavarësisht ‘defekteve’ që mund të kenë.

Në komentet në postimet e saj, dikush i shkroi: “Edhe burra ‘që nuk i kanë pëlqyer kurrë vajzat e mëdha’ vijnë te ne. Të gjithë jemi të bukur në mënyrën tonë, aq të lodhur na urrejtja ndaj nesh, femrave më të mëdha”.

“Po!!! Dhe është mirë që njerëzit të kenë preferenca, por ne jemi të nxehta dhe kemi personalitete të shkëlqyera”, i është përgjigjur Olivia.

Influencuesja, e cila gjithashtu ka një llogari tek “OnlyFans”, u komplimentua edhe nga shumë të huaj të tjerë pasi tregoi se është plotësisht e sigurt në lëkurën e saj.