Stanley Tucci ka folur hapur për martesën e tij me Felicity Blunt, duke treguar se lidhja me të i ka sjellë stabilitet dhe një ndjenjë të re sigurie në jetën e tij familjare.
Në një intervistë në podcastin “Open Book” me Jenna Bush Hager, aktori rrëfeu se fillimisht nuk mendonte se do të martohej sërish pas humbjes së bashkëshortes së tij të parë, Kathryn Spath, e cila ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2009.

Tucci pranoi se diferenca prej 21 vitesh me Felicity Blunt nuk ka qenë pengesë, por një detaj që u zbeh përballë lidhjes së tyre.
Nuk isha i sigurt nëse do të martohesha përsëri… por kur e takova, gjithçka kishte kuptim
-u shpreh ai.

Aktori shtoi se, pavarësisht se nuk kishin shumë gjëra të përbashkëta në fillim, mes tyre u krijua një miqësi e fortë që më pas u shndërrua në dashuri dhe familje.
Çifti u takua fillimisht në premierën e filmit “The Devil Wears Prada” në vitin 2006 dhe më vonë u ritakuan në dasmën e Emily Blunt dhe John Krasinski në Itali, ku filloi edhe historia e tyre.

Stanley Tucci dhe Felicity Blunt u martuan në vitin 2012 dhe sot kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa ajo është gjithashtu njerka e tre fëmijëve të aktorit nga martesa e tij e parë.
Tucci e përshkroi marrëdhënien e tyre si “argëtuese dhe qetësuese”, duke theksuar se ajo i ka sjellë balancë si në jetën personale ashtu edhe në atë familjare.
