Reperi i njohur amerikan, Offset, ka vendosur që të mbyllë njëherë e mirë thashethemet e tradhtisë sa i përket martesës së tij me reperen e famshme, Cardi B.

Në podkastin “Way Up With Yee”, 31-vjeçari u shpreh:

“Ajo është gruaja ime. E dua deri në vdekje”.

Bashkëshorti i Cardi B pohoi se të dy ishin duke u grindur kur e akuzoi për tradhti. Reperi vazhdoi të shpjegonte se si faktori shtytës në ngritjen e akuzave të tilla në internet nuk ishin asgjë më shumë se disa gota tekila.

“Ne jemi të çmendur për njëri-tjetrin”, tha reperi i “Migos”, i cili pranoi gjithashtu se gabimet e tij të së kaluare vazhdojnë të ndjekin marrëdhënien e tyre.

“Të jem i sinqertë, e urrej faktin që sa herë që ajo ka një problem me dikë tjetër, ata e rikthejnë të kaluarën time. E kaluara ime e mbulojë gjithçka që kam bërë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam bërë asgjë”, u shpreh reperi i njohur.

Ndërkohë kujtojmë, se Offset i propozoi reperes në tetor të vitit 2017 në koncertin vjetor të Power 99 të Powerhouse në Filadelfia. Në shtator 2020, Cardi paraqiti kërkesë për divorc nga Offset, duke pretenduar se martesa e tyre ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Megjithatë, dyshja që atëherë i kanë zgjidhur gjërat. Çifti kanë dy fëmijë, Kulture Kiari Cephus dhe Wave Set Cephus. Offset ka gjithashtu djemtë Jordan Cephus dhe Kody Cephus dhe vajzën Kalea Marie Cephus nga lidhjet e mëparshme.