Gruaja e influencuesit britanik të fitness-it George Armstrong ka kërkuar falje pasi përdori llogarinë e tij në Instagram për të publikuar një seri postimesh ku e akuzonte për tradhti. Bailey Scarlett publikoi më 2 tetor disa “stories” në profilin e Armstrong, të shkruara në mënyrë të tillë sikur vetë ai po pranonte se kishte qenë i pabesë.

Postimet u fshinë brenda disa orësh, por pamjet e tyre u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Scarlett publikoi më pas një deklaratë në llogarinë e saj dhe atë të Armstrong, duke kërkuar falje. “Dua të kërkoj falje për deklaratat që publikova duke poshtëruar George”, shkroi ajo, duke shtuar se reagimi kishte ardhur nga “një ndjenjë e thellë lëndimi dhe tradhtie”.

tërhoqi gjithashtu pretendimin kryesor, duke sqaruar se sjellja për të cilën kishte shkruar “nuk kishte ndodhur gjatë kohës së marrëdhënies sonë”. “Duhej të ishte trajtuar privatisht dhe jo të publikohej në rrjetet sociale. Ishte e papjekur dhe marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia”, shkroi ajo. Armstrong reagoi veçmas, duke thënë se çifti ishte ndarë përpara ngjarjeve që çuan në postimet e Scarlett.

“Dua ta bëj shumë të qartë një gjë: nuk e kam tradhtuar Bailey-n gjatë kohës që ishim në një marrëdhënie”, shkroi ai. Influencuesi, i cili ka më shumë se 300 mijë ndjekës dhe drejton biznesin online të trajnimit “Physique Academy”, tha se nuk do të publikonte detaje të tjera private për respekt ndaj Scarlett dhe familjes së tyre.