E veja e legjendës së NBA-së Kobe Bryant, Vanessa, ka hedhur poshtë thashethemet e fundit në rrjete sociale se është në pritje të ëmbl.

Të dielën, Vanessa ka bërë një postim në “Instastory” ku ka publikuar një meme me këngëtaren e famshme, Rihanna, duke lëvizur gishtin e mesit ndërsa mbante një pijë.

“Unë po mbroj qetësinë time, nuk jam shtatzënë dhe po argëtohem gjithë verën”, ka shkruar ajo bashkëngjitur me këtë imazh.

E jo vetëm kaq, pasi Vanessa ripostoi edhe një tjetër meme të yllit të muzikës që lexonte: “Nuk jam e keqe, thjesht nuk jam e duhura.”

Postimet e saj erdhën pas disa spekulimeve të pabazuara që qarkullonin online, duke aluduar se 43-vjeçarja mund të ishte në pritje të fëmijës së pestë.

Vanessa ka qenë një figurë e rezervuar që nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tyre 13-vjeçare, Gianna “Gigi” Bryant, më 26 janar të vitit 2020, në një aksident me helikopter në Calabasas, Kaliforni.

Ajo dhe Kobe kishin katër vajza: Natalia (22), Bianka (8) dhe Capri (5), krahas Giannës.

Që prej asaj tragjedie, Vanessa nuk është parë të jetë në një lidhje publike. Ajo ka mbajtur gjallë kujtimin e Kobe-s dhe Giannës përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale dhe nismave përkujtimore.