Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka ndarë me 414 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” një lajm të trishtë.
Moderatorja e “Goca dhe Gra” ka treguar se xhaxhai i saj ka ndërruar jetë.
Rudina ka publikuar në “Instagram” disa fotografi dhe bashkëngjitur me ta shkruan se ‘sot në qiell iku një pjesë e rëndësishme e shpirtit të saj’.
“Sot më iku në qiell një pjesë e rëndësishme e shpirtit tim! Xhaxhai im i shtrenjtë , Ahmet Dembacaj! Mu fik drita e tretë e syrit, shoku më i mirë i babit … Bashkohuni në parajsë 🕊️💔”, shkruan Dembacaj në postimin e saj.
Kujtojmë se në vitin 2020 ka ndërruar jetë babai i aktores së njohur. Rudina përmes postimeve në “Instagram” kishte treguar se ai ishte i sëmurë dhe ndodhej në spital.