Zhaklina Gjolla, e cila pak ditolla, e cila pak ditë më parë vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, mbrëmjen e sotme është përballur me disa prej banorëve.

Gazetarja pati një debat me këngëtarin e njohur, Luiz Ejlli, për të cilin u shpreh se në fillimisht ka pasur një marrëdhënie të mirë, por që më pas ai e bllokoi atë.

Pjesë nga debati i tyre në prime:

Zhaklina: Mendoj se ishte shumë i sjellshëm me mua. Pas kësaj cdo gjë ndryshoi. Pasi dola e preferuara e publiku, Luisi nuk ma ka varur shumë, me bllokoi. Bënte batuta helmuese, donte të më fuste në sherr me Oltën dhe pas një ore vinte e më pyeste ‘si je?’.

Luizi: Jam shqetësuar për shëndetin tënd. Të kam thënë se nuk kam interes për ty, Zhaklina të kam thënë a ke problem me banorët se flas, nëse e ke me veten shko flit me BB VIP se nuk jam as psikolog e as mjek. A të vij pas ty? Më gjej një që nuk i kam hedhur batuta. As nuk të kam fy e asgjë. Po ty ça të kam bërë? Banorët e tjerë kanë menduar se kam ndonjë gjë me ty. Por ty bravo të qoftë.