E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë Tea Dupi, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Së bashku me Atalantën u ndalën tek loja e Xumit dhe gjithçka që ka ndodhur me të deri më tani brenda shtëpisë.

Unë nuk është se e njoh në jetën e përditshme, kam dëgjuar që bën batuta por e kam thënë shpesh që BBV dhe televizioni, aq më tepër një televizion si Top Channel nuk është TikTok dhe nuk është rrjet social. Ti mund të bësh gallatë në rrjetet sociale dhe mund të marrësh liket dhe vëmendjet e shumë njerëzve që rrinë aty dhe nuk kanë çfarë bëjnë të moshavë të ndryshme, kjo nuk do të thotë asgjë sepse kam parë njerëz që janë po aq të ndjekur në TikTok të dalin në televizion t’u jepet mundësia sepse kur kanë qenë aty kanë thënë që dalin me mik dhe duhet me pagu. Televizioni i ka nxjerr dhe i ka rrëzuar. Nuk është e thjeshtë të bësh televizion, është një tjetër gjë një batutaxhi tavolinash ose TikTok-u ku me një baututë qeshin të gjithë dhe ti je i suksesshëm. 

Ai mund të jetë i suksesshëm unë nuk e njoh, nuk e kam fare në ide background-in e tij. Me çfarë kam parë aty në ditët e para më është dukur shumë problematik. Kam menduar që ai ka probleme të mëdha dhe që nuk është aty vendi për t’u shëruar. Nëse njërëzit kanë një problem jashtë dhe futen në BBV se mendojnë se do rikuperohen e kanë shumë gabim sepse Big-u të jep edhe një shtesë më të madhe emocionale. Ti duhet të jesh i fortë emocionalisht për të përballuar një format të fortë sepse nuk të ka futur njeri që të hash bukë.

Më tej ajo shtoi se:

Kush ka nevojë të dijë për anën tënde, pse njerëzit akoma investojnë nga jeta e tyre për t’i bindur të tjerët se kush janë. Nuk më intereson. Pra ti ke një qëllim që hyn aty. 100 mijë euro nuk janë kaq pak. Kur ti ke lekë more zotëri dhe e paske jetën kaq të realizuar ke dhe karrierën.

Një ditë thoshte: Unë nuk kam nevojë për lekë, një ditë thoshte unë nuk kam nevojë për famë, unë nuk kam nevojë…Po më fal për çfarë je aty, çfarë të ofron tjetër ai format unë nuk e kuptoj.