Anaidi-strategjiAnaidi ndodhet në oborr së bashku me Olsenin dhe i tregon për një plan të tijin që ka ndërmend ta aplikojë që nesër. Anaidi i thotë që ka në plan të mos flasë me njeri nesër, të mos komunikojë, thjesht do qëndrojë në qetësi. Këtë ai do ta bëjë edhe ditën e premte, një ditë para spektaklit. Në këtë mënyrë do të shohë dhe testojë banorët se si janë dhe si reagojnë në fillim dhe në fund të javës.


Ai këtë ja tregon Olsenit, në mënyrë që ta kuptojë dhe mos ndihet keq, nëse ai nuk i flet. Sipas tij edhe banorët e tjerë do të mendojnë se Anaidi ka rënë në qetësi. Ai është kurioz të shohë banorët nga jashtë se si do reagojnë me njëri-tjetrin kur Anaidi të mos përzihet fare dhe të mos bëhet shkas për debate. Ndërsa të shtunën ai mendon të shpërthejë pasi t’i ketë parë të gjithë me qetësi.

Olseni i tregon që është mërzitur që Anaidi ka dalë në nominim të përhershëm dhe në një farë mënyre, duket që i jep edhe mbështetje Anaidit. Nga ana tjetër, Anaidi mendon për veten si shkaktar debatesh dhe ditën e nesërme do ta vërtetojë këtë. Ai duket më tepër i entuziazmuar me faktin se banorët e tjerë do mendojnë për të që e filloi me vrull dhe tani ra në qetësi.


5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)