aludojneBanorët fillojnë të aludojnë rreth sekreteve të njëri-tjetrit, duke bërë shaka. Elona dhe Anaidi ngacmojnë njëri-tjetrin, duke folur me nënkuptime për sa i përket sekretit të Elonës. Anaidi thotë se është i sigurt që sekreti i saj është i thjeshtë, ndërkohë që Marselini thotë se është në dyshim midis dy gjërave për Elonën. Kjo gjë shkakton të qeshura mes tyre.


Ata vazhdojnë të flasin dhe të aludojnë rreth sekreteve, duke krijuar dyshime se brenda shtëpisë mund të jenë dy banorë me lidhje familjare. Ata qeshin me idetë dhe supozimet që japin, ndërkohë që e çojnë imagjinatën edhe më tej, duke thënë se dy banorë mund të jenë motër e vëlla apo te lidhur me njëri-tjetrin, në shtëpi as nuk flasin me njëri-tjetrin.


Pas shakave, Elona shkon afër krevatit të Eldorës dhe kjo e fundit i tregon historinë e vdekjes të së atit, duke thënë se dhimbja nuk kalon kurrë, edhe pse vitet ikin e koha kalon. Më pas të dyja diskutojnë rreth relatave që po krijojnë me banorët. Elona tregon se karakteri i saj është disi ndryshe nga ajo që po mundohet të shfaqet në Big Brother. Ajo thotë se është shumë e dashur me të tjerët, por po mundohet të rrijë ftohtë për t’i dhënë mundësinë të tjerëve ta njohin më mirë dhe për t’i dhënë mundësinë vetes që t’i njohë më mirë banorët e tjerë. Eldora e komplimentin për këtë fakt.


Olseni shkon në dhomën e gjumit të katit të dytë e diskuton me vajzat për marrëdhënien në çift, duke marrë shembull veten dhe të dashurën e tij imagjinare, me të cilën është detyruar të sajojë një histori që nga momenti që ka hyrën në Big Brother në mënyrë që të fshehë sekretin që ai mbart në lidhje me ta.


8 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)