elena-joana-Elena është një ndër banorët që ka pasur më shumë afrimitet me Marselinin dhe po ashtu ka qëndruar edhe pranë Anaidit. Madje afrimiteti i saj me Anaidin ka bërë xheloze Joanën, ndërkohë që edhe raporti me Marselinin ka ndryshuar shumë pas futjes së banorëve të rinj dhe afrimit të Elenës me Anaidin.


Joana ka krijuar afrimitet me Marselinin dhe gjatë javës së kaluar, kur ajo ishte e zënë me Anaidin ka bërë shumë biseda e thashetheme me Marselinin për banorët e tjerë, ndër ta edhe për Elenën. Në këtë moment Joana i thotë Elenës se Marselini është mërzitur me të sepse Elena e ka lënë pas dore në momentin që në shtëpi hyri Vigani dhe Edberi. “Ai mendon se ti i je larguar nga futja e banorëve të rinj” i thotë Joana Elenës. Elena e kundërshton duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë sepse ajo nuk iu largua Marselinit, por ishte vetë Marselini që pas spektaklit kur hynë banorët e rinj, filloi t’i mbante distancë e më pas të mos i fliste fare.


Më pas dy vajzat flasin për raportin e Elenës me Anaidin i cili bëri që Joana të bëhej xheloze të konfliktohej me ta. Elena i thotë Joanës se gjithçka ishte një lojë e Anaidi i cili me tendencë iu afrua Elenës, për të parë se si do të reagonte Joana. Elena i thotë “unë nuk kisha si t’i thoja, por e kuptova që e bëri me tendencë, çfarë do bëje ti”. Joana nga ana tjetër i thotë se ajo u mërzit për faktin që Elena e përkrahu Anaidin, por nga ana tjetër shprehet se i vjen mirë që Anaidi bëri atë gjest me tendence ndaj saj.


25 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)